Rreth nesh
Mjeku i punës ka si detyrë themelore parandalimin e dëmtimit të shëndetit nga faktorët e rrezikut në ambientet dhe procedurat e punës.
Mjeku siguron ndihmën e nevojshme për stafin dhe kontrollon vazhdimisht nëse ambientet e punës së kompanisë janë në përputhje me kërkesat e ligjit.
Ai është përgjegjës për evidentimin e gjendjes shëndetësore të stafit, për plotësimin e dosjeve mjekësore të punëmarrësve dhe për këshillimin e vazhdueshëm për çështjet e shëndetit dhe sigurisë.
Mjeku i punës është anëtar i këshillit të sigurisë që çdo ndërmarrje është e detyruar me ligj ta ketë, dhe raporton drejtpërdrejt te drejtori i përgjithshëm dhe zyra e burimeve njerëzore.
Shëndeti dhe siguria në punë nuk janë të rastësishme.
Punojmë me kompani nga këto sektorë
- Industria prodhuese
- Banka dhe financa
- Ndërtimi
- Tekstile dhe fasone
- Industria minerare
- Nxjerrje dhe përpunim
- Teknologji dhe komunikim
- Retail
- Industria kimike
- Biznes dhe shitje
- Arsim
- Shërbime profesionale
